Lamtumira: Gati ceremonia Zvicra nderon Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri vendosi të largohej nga përfaqësuesja e Zvicrës, pas 125 ndeshjesh me këtë kombëtare.

Pierluigi Tami, drejtori i helvetëve, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka konfirmuar se do të mbahet një ceremoni përshëndetëse për Shaqirin dhe për Sommer e Schar, që gjithashtu u tërhoqën.

“Ne do t’u themi zyrtarisht lamtumirë të treve në tetor në ndeshjen kundër Danimarkës. Nuk u befasova që disa lojtarë dhanë dorëheqjen nga Zvicra pas Evropianit”, ka thënë Tami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu