Çfarë po ndodh në Veri? Mbretëria e Bashkuar thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Kosovë

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Kosovë. Këto paralajmërime vijnë pas tensioneve të zhvilluara kohët e fundit në veri të Kosovës.

Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) e ka futur veriun e Kosovës në pjesën tjetër të listës së vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandon të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.

FCDO gjithashtu nënvizon se veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër”, të mos udhëtohet.

Kjo për shkak të incidenteve dhe tensioneve të shtuara në këto zona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu