Pas udhëtimit 4-ditor në Kosta Rika, Avioni privat i Kim Kardashian është kontrolluar nga autoritetet amerikane të emigracionit.
Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që ndalon qytetarë nga 7 vende të hyjnë në SHBA për 3 muaj, avioni i Kardashianëve nuk i ka shpëtuar kontrolleve.
Sipas The Sun, në avion hynë agjentë doganorë dhe zyrtarë të emigracionit të cilët kontrolluan me imtësi.
Ditën kur Trump nxori këtë urdhër, Khloe Kardashian ishte një ndër personazhet e shumta që kritikoi në Twitter këtë masë ndalimi.
Edhe pse Kosta Rika nuk është në listën e vendeve të ndaluara, autoritetet doganore amerikane kanë të drejtë të kontrollojë çdo send apo objekt që mund të hyjë në SHBA.