Ajka e Xhensilës dhe Besit shkon në klasë të parë, në duar mban çantën Dolce&Gabbana super të shtrenjtë, ja çmimi (FOTO)

Një ditë plot emocione të forta është kjo e sotmja për mami Xhensilën dhe babi Besin. Vogëlushja e tyre, e cila dalëngadalë po bëhet një zonjushë e madhe, është ulur këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës.

Ajka është një prej 28 mijë fëmijëve, të cilët këtë 9 shtator filluan rrugën e gjatë të dijes. E në këtë ditë kaq të veçantë nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre nga Xhensila për të voglën e saj.

Duke i thënë se në çdo hap që ajo do të hedhë do të jetë pranë saj, Xhensila i ka uruar suksese Ajkës dhe ka theksuar se sa e bekuar dhe e përmbushur ndihet teksa e sheh duke u rritur.

“Suksese dashuria ime. Mami do jetë me ty në çdo hap tëndin. Tek të shoh duke u rritur ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes. Bekimet e Zotit qofshin me ty dhe të gjithë fëmijët që ulen në bankat e shkollës”,shkruan Xhensila krah fotos së Ajkës jashtë ambienteve të shkollës.

Përpos këtyre fjalëve, Xhensila është duke kujdesur në maksimum që e vogla e saj sot të shkëlqejë. Në foton e postuar nga këngëtarja, Ajka shihet teksa mban veshur këmishë të bardhë të kombinuar me fustanin sipër ngjyrë të zezë, e në duar mban çantën Dolce&Gabbana, e cila nga një kërkim të vogël që bëmë kushtuar rreth 650 dollarë. Epo, një shifër e “kripur” kjo për një çantë shkolle për një fëmijë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu