Profesori universitar dhe opinionisti, Arsim Sinani ka komentuar debatin parlamentar dhë zënkat ndërpartiake për proppzim-ligjin për “branitellat”.
“Nuk ka nevojë të zihen deputetët shqiptar të pozitës dhe opozitës, në Maqedoni Veriore. Thjeshtë le ta përdorin parimin e Badinterit. Arsyetimet tjera nuk kanë kuptim dhe janë për të bë politikë ditore”, ka shkruar Sinani në një postim në rrjetet sociale.