Çmime pak më të ulëta për mjetet shkollore: Ministri i Ekonomisë në terren për të inspektuar çmimet

Lapsat nga 13 në 11 denarë, nga 12 në 10 denarë. Fletoret dhe mjetet e tjera, po ashtu me zbritje jo shumë të madhe. Këto janë çmimet e mjeteve shkollore pasi Ministria e Ekonomisë solli masën për ngrirjen e marzhës së tyre. Ka 10 ditë që ka nisur viti shkollor e prindërit dhe nxënësit po vazhdojnë të blejnë mjetet e nevojshme nëpër librari.

Ky prind i një vajze të klasës së parë dhe thotë se shpenzuar rreth 3000 denarë për t’ia siguruar fletoret dhe pajisjet tjera.

-Gjithnjë mundet më mirë, por është në rregull.

-A keni fëmijë që shkojnë në shkollë?

-Po kam një, në klasë të parë. Edhe sa shpenzuat për gjitha pajisjet shkollore?

-Patëm ndihmë nga familjarët nuk mund të them sa u bë shporta e konsumatorit, por diku rreth 2.000 – 3.000 denarë.

-Çmimet janë të volitshme, janë më lirë, ka zbritje. Ka variante më të lira dhe më të shtrenjta, secili mund të gjej atë çfarë do.

Ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi dhe inspektorë të Tregut dolën në terren për të inspektuar respektimin e masës.

-Nga 50 në 44 denarë…

“Qëllimi është që pajisjet e nxënësve për në shkollë të jenë të ulëta, shpenzimet për amvisëri te jenë të ulëta me qëllim që të jemi në ndihmë të tyre”, tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Pyetëm në Inspektoratin e Tregut se a kanë inspektuar dyqanet dhe nëse kanë hasur në ndonjë shkelje, prej atje na thanë se bëhet fjalë për dokumentacion të gjerë pas kontrolleve në gjithë vendin dhe se do të dalin me informacione pasi të jenë dokumentuar plotësisht kontrollet dhe konstatohet gjendja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu