Ronaldo bëhet lojtari më i ndjekur në histori, shifra arrin 1 miliard

Cristiano Ronaldo gjatë mbrëmjes ka kapur një shifër rekord të ndjekësve në rrjetet sociale.

Ai është bërë njeriu i vetëm që ka një numër të madh ndjkësish në rrjetet sociale, mbi 1 miliard persona, shkruan Indeksonline

Kjo është hera e parë që një person ndjeket kaq shumë në të gjitha rrjetet sociale.

Kujtojmë se Ronaldo kanalin e fundit që e hapi, ishte ai i Youtubes – ku është duke bërë një podcast së bashku me gruan e tij dhe ish-bashkëlojtarët.

“Faleminderit që më besuat mua dhe që vazhdoni të më mbështesni. Ju jeni pjesë e familjes sime. Më e mira ende s’ka ardhur, vazhdoni, fitoni, bëni histori së bashku”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu