Stano flet për agjendën e takimit të nesërm në Bruksel, temë Marrëveshja e Ohrit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë thirrje për përmbajtje nga ‘retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm që shkojnë kundër dialogut’.

“Retorika nxitëse dhe mashtruese si dhe veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara shkojnë kundër dialogut. Ato venë në rrezik normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sigurinë e qytetarëve të tyre”, shprehet Stano.

Reagimet e Stanos vijnë pas deklaratave në fundjavë të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Zëdhënësi i BE-së, përshëndeti atë pjesë të deklaratave të Vuçiç lidhur me kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Ne mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht marrim edhe thirrjen për Serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe ri-integrimin e Serbëve të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, ka deklaruar Stano.

Ai ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësoj ri-integrimin e Serbëve të Kosovës.

Peter Stano përsëriti thirrjen e vazhdueshme te Bashkimit Evropian për de-përshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët dhe konfirmoi gatishmërinë e BE-së që të mbaj një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh të martën e ardhshme.

“Rruga përpara për të dyja palët është re konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i krye negociatorëve me 17 shtatorë në Bruksel”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës.

“Në këtë kontekst implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është shumë i rëndësishëm”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu