Orban në fund të muajit vizitë në Shkup

Kryeministri hungarez, Viktor Orban nga fundi i këtij muaji vjen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur për “360 gradë” në MTV1, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski

Sipas Mucunskit, për momentin nuk dihet saktësisht se ku do të mbahet ky takim, ndërsa Ohri jozyrtarisht përmendet si vendtakimi i mundshëm, nga datat e mundshme 25 dhe 26 shtator.

I pyetur për të komentuar mbi pretendimet se Hungaria po vepron si mbulesë për Kinën në kredinë prej 500 milionë eurosh për vendin, Mucunski u përgjigj se nuk kishte parë asnjë provë të besueshme për një pretendim të tillë dhe se kredia ishte nga një shtet anëtar i Bashkimi Evropian, i cili aktualisht kryeson BE-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu