Kryeministri Mickoski për vizitë në Bruksel: Takime me liderët e BE-së dhe kolegët nga Ballkani Perëndimor

Kryeministri Hristian Mickoski i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel.

Gjatë qëndrimit në selinë e BE-së, Mickoski do të marrë pjesë në drekën e punës që për të dhe liderë të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor e organizon kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Siç informoi dje zëdhënësja e KE-së për politikë të fqinjësisë, zgjerim dhe partneritet ndërkombëtar, Ana Pisonero, në drekën e punës do të diskutohet për marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për implementimin e Planit të rritjes për rajonin të përgatitur nga Komisioni Evropian si dhe për agjendat e reformave që lidhen me të.

Poashtu, Mickoski do të ketë takime edhe me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, me komisarin evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji, si dhe me njeriun e parë të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Gert Jan Kopman.

Mickoski dje paralajmëroi se temë kryesore e takimeve të tij në Bruksel do të jetë Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se Qeveria ka përgatitur një dokument fantastik për agjendën reformuese i cili tashmë është dorëzuar në Bruksel.

– Kryeministri Hristian Mickoski në prag të vizitës në Bruksel theksoi se në rend dite do të jetë Plani i rritjes, ndërsa nëse flitet për procesin e integrimeve evropiane do t’i mbrojë intere

Nëse bëhet fjalë për procesin eurointegrues, siç ka thënë Mickoski do t’i mbrojë interesat nacionale të Maqedonisë së Veriut. Pozita e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese, siç tha, është e qartë dhe dëshirojmë të dimë se nëse e fillojmë, siç na u premtua në vitin 2018 për tre, katër, pesë vite maksimum, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtare e BE-së.

“Madje tani kemi edhe më shumë argumente. Dëshirojmë t’i prezantojmë argumentet, dëshirojmë frustrimin të cilin e ndjejnë qytetarët e vendit, ta bartim atje, sepse ai është i madh, tejet i madh, do të thoja, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë prej se e filluam këtë rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, më shumë se një dekadë e gjysmë prej se zyrtarisht e morëm Raportin e parë pozitiv nga ana e Komisionit evropian për fillim të këtyre negociatave. Ne nuk kemi mundësi të fillojmë jo për shkak se nuk i respektojmë Kriteret e Kopenhagës, jo përse jemi adhurues të vlerave evropiane, por sepse ka pengesa të imponuara artificiale, të cilat asnjë popull, asnjë shtet nuk i ka pasur, siç i kemi ne”, deklaroi Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse qëndrimin që e ka rreth ndryshimeve kushtetuese me veprim të prolonguar, mund të jetë pjesë edhe e bisedimeve në Bruksel, Mickoski u përgjigj se nuk do të dëshironte të komentojë, por se janë të qarta pozicionet e Qeverisë rreth kësaj çështjeje.

“Nuk do të doja të komentoj, pozicioni i VMRO-DPMNE-së, pozicioni i Qeverisë është i qartë. Pozicioni im është i qartë. Mjaft kishte disfata, mjaft politika dhe diplomaci me kurriz të përkulur dhe servilosje. Tani kemi politikë dhe diplomaci, e cila bazohet në rrugë dykahëshe. Dëshiroj të flasim për vlera, për respektim të të drejtave të njeriut dhe të dimë, nëse e fillojmë, siç na u premtua në vitin 2018, për tre, katër, pesë vite maksimum, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtare e BE-së”, deklaroi Mickoski.

Lidhur me idenë e ndryshimeve kushtetuese me efekt të prolonguar, të quajtur “propozimi francez plus”, shefi i diplomacisë Timço Mucunski në një paraqitje në televizionin nacional RTVM1, deklaroi se bëhet fjalë për plotësim të gjithë kësaj që aktualisht. ekziston si një situatë faktike, me qëllim që të jemi absolutisht të sigurt se nga momenti që do të fillojmë negociatat me BE-në, nuk do të kemi më bilateralizim në rrugën tonë qasëse.

“Kjo nuk do të thotë se një shtet anëtar nuk do të mund të na bllokojë në atë mënyrë për shkak të mosrealizimit të reformave në fushën e financave publike apo sundimit të ligjit, por të ndalojnë këto kërkesa bilaterale që janë zvarritur. për më shumë se 30 vjet, tha mes tjerash ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu