Zeqiri: Për 3-4 vjet do të përfundojë ndërtimi i fazës së parë të kampusit të UNT-së

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21 tha se pret që faza e parë e ndërtimit të kampusit të UNT-së të përfundojë për 3-4 vjet.

“Po, të përmbyllet ndërtimi, faza e parë. Faza e parë parasheh ndërtimin e Rektoratit, Sallës së Sportit dhe ndërtimin e një pishine që do të jetë e hapur jo vetëm për studentët, por për të gjithë qytetarët e Shkupit”, theksoi mes tjerash Zeqiri.

Zeqiri thotë se së shpejti do të nis edhe ndërtimi.

“Mendoj në janë dhënë disa kërkesa që nuk janë substanciale, janë kërkesa formale. Që faktikisht duhet të kalohet…33.000 m2 duhet të kalohen në pronësi si tokë e Universitetit. Është në pronësi të Universitetit, mirëpo nuk kemi plan gjeodezik që të kalojë, janë disa procedura në MT, mirëpo nuk paraqesin pengesë”, pohoi Zeqiri në Daily Click.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu