“O martohemi o s’ka”, historia e dashurisë që mbeti pezull dhe rinisi pas 16 vitesh

Këngëtari i njohur Arjan Dredhasi shprehet në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se “e ka zgjedhur bashkëshortja”. Në këndvështrimin që ai ndan me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pas kësaj zgjedhjeje nuk ka qenë kërkimi i një modeli apo ngjashmërie me prindërit, por thjesht tërheqje. Kjo tërheqje rezultoi një histori dashurie që mbeti pezull për 16 vjet derisa u vulos me martesë.

Arjan Dredhasi: Për sa më përket mua, më ka zgjedhur bashkëshortja. Teoria ime është që meshkujt nuk besoj se zgjedhin, janë femrat ato që zgjedhin.

Doreada Mio: Kanë ndryshuar kohët.

Arjan Dredhasi: Unë po flas për veten time, them se në kohën time na zgjidhnin. Pa diskutim që pasi kishim grisur atletet ne duke e ndjekur nëpër rrugët e Korçës bashkëshorten që kam unë dhe normale që ishin shumë meshkuj që shkonin sytë tek ajo, por unë e quaj veten me fat që më ka zgjedhur. Pastaj nga momenti që jemi bashkë se jemi shumë vite dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë, por nga ai moment e deri më sot, çdo ditë është një test, pa diskutim.

Agida Koçi: Sa kanë zgjatur kilometrat, sa atlete ke grisur? Sa vjeç ke qenë?

Arjan Dredhasi: Sa të duash.Ta nxjerr pasaportën…unë kam që në… nuk mund të quhet dashuri se ne kemi qenë të vegjël, unë 18, ajo 14, por ka qenë ai pëlqimi fëminor që unë nuk shihja as fytyrën e mamit, as ajo të babit, ka qenë një tërheqje që kishim ne, ta quajmë kimi që pas njëfarë kohe ne e humbëm për arsye… ishte tranzicioni në ’91, prindërit kanë qenë ambasadorë, ajo shkoi jashtë, unë shkova jashtë dhe për rreht 16 vjet humbëm, jo se u ndamë për një arsye dhe pas 16 vjetëve ishim direkt me unazë, s’i kishim blerë akoma por nejse, ishim direkt o martohemi o s’ka./tvklan.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu