Enver Çoçaj nga Lëvizja e Deçanit në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se kanë pasur ide që të krijojnë një fe të re.
Ajo është shprehur se ideja e tyre fillimisht ka qenë që të formojnë, siç u shpreh ai, fenë shqiptarit “Shqiptaria”, përcjell Klankosova.tv.
“Unë jam në kryesi të Lëvizjes së Deçanit, ne jemi nëntë anëtarë, organizatë joqeveritare, me deklaratën që të gjithë e dimë “largohemi nga islami”.
“Ne e patëm iden me e formu fenë e shqiptarit “Shqiptaria”, mirëpo në instanca duke pyetur thanë nuk ekziston ajo fe”, është shprehur ai.