“S’është arsye mungesa e kuadrit! Njerëzit me fakultete flenë nëpër shtëpi”, Shkolla e Vizbegut ende e mbyllur, protestojnë prindërit dhe nxënësit

Banorët e Vizbegut sot protestuan para shkollës së ndërtuar, përcjell TV21. Tashmë gati një muaj pas fillimit të vitit të ri shkollor, shkolla ende nuk ka nisur me punë. Banorët thonë se autoritetet arsyetohen me atë që nuk ka kuadër për mësimdhënie.

“Nuk ka mësues? Nuk është kjo e mësuesve, nuk paska mësues…Tanusha ka qenë 50 kilometra, kanë ardhur mësuesit prej Kumanove, prej Struge, prej Dibre, me emra i di. Kjo nuk është për mësues, por këto po i bëjnë viktima fëmijët tanë…për një punë, ku e di unë, politike”, deklaroi një prind.

“Neve që 2 javë na kanë thënë që t’i nxjerrim dokumentet prej te shkolla “26 Korriku”, t’i çojmë te shkolla e Vizbegut, ne i kemi çuar, shkolla e Vizbegut nuk po hapet”, theksoi një nxënëse.

Mua më vjen keq, që jemi në këtë kohë, të themi se nuk kemi kuadër, kur njerëzit me fakultete flenë nëpër shtëpi, kjo nuk është arsye. Nuk e di çfarë problemi është”, tha një prind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu