Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës **EUROSUPER BS-95** dhe **EUROSUPER BS-98** nga mesnata do të rriten për 1,50 denarë për litër, ndërsa **EURODIZEL (D-E V)** dhe vajin ekstra të lehtë për amvisëri (**EL-1**) do të rriten për 0,50 denarë, sipas Komisionit Rregullator për Energji.

– **EUROSUPER BS-95** do të kushtojë 75,00 denarë për litër.
– **EUROSUPER BS-98** do të kushtojë 77,00 denarë për litër.
– **EURODIZEL BS (D-E V)** do të kushtojë 67,50 denarë për litër.
– **Vaji për ngrohje ekstra i lehtë EL-1** do të shitet për 66,50 denarë për litër.
– **Mazuti M-1 NS** do të rritet për 0,499 denarë dhe do të kushtojë 41,827 denarë për kilogram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu