Rexhepi Zejd: Spiropali rikujtoi se rrezikohen të arriturat shqiptare në RMV

Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia I ftuar kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha se fjalimi i sotëm i kryeparlamentares së Shqipërisë, Elisa Spiropali ishte një rikujtim për rrezikimin që po iu bëhët shqiptarëve nga kjo qeveri.

Zejd tha se kjo qeveri është monoetnike sepse po realizohet në tërësi platforma anti-shqiptare e VMRO-DPMNE-së.

“Nëse historia harrohet, rrezikohet të përsëritet”- Ishte një sihariq i mirë sot fjalimi i realtë i zonjës Spiropali duke theksuar rrezikimin që ju bëhet arritjeve shqiptare në RMV. VMRO-DPMNE me moto nacionaliste e nisi fushatën dhe ashtu po e mban, sepse thonin së shqiptarët po na e marrin shtetin, por prej kujt po e marrim? Mickoski në këto zgjedhje u bë shërbëtor i VLEN-it, iu shkoi në zyrë, iu ndihmoi në aspektin financiar, në aspektin e PR-it me të vetmin qëllim që platforma e VMRO-së të realizohet më lehtësisht më një parti shqiptare bashkë me ta në pushtet, një koalicion që nuk ka legjitimitet”, tha Rexhepi-Zejd. /tvklan.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu