Snopçe tha se nëse miratohet ligji i “branitellave”, VLEN del nga qeveria, Mickoski: Ju qoftë me fat

“Ju qoftë me fat”, kështu e ka komentuar kryeministri Hristijan Mickoski deklaratën e deputetit të VLEN-it, Halil Snopçe i cili tha se nëse miratohet ligji për”branitellat”, VLEN do të largohen nga qeveria.

Përkatësisht, deputeti Snopçe ka thënë se koalicioni i tij do të largohet nga Qeveria nëse shfuqizohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe nëse miratohet Ligji për “branitellat”.

“Për shkak të ndikimit rus, nëse hyjnë në aventura të tilla dhe ne nuk e zgjidhim problemin me kohë, atëherë nuk ka vend për VLEN-in në Qeveri”, deklaroi Snopçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu