Bullgaria refuzoi propozimin e Orban për ndërmjetësim. VMRO-DPMNE akuzon: LSDM dhe BDI janë fajtorë me krimin dhe korrupsionin

Për tejkalim eventual të kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, pas vendimit për ndarjen e vendit nga Shqipëria, ndërmjetësim ofroi kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë takimit tet-a-tet me kryeministrin, Hristijan Mickoski në Ohër. Orban nuk zbuloi çfarë përmban propozimi i tij për arritjen e, siç tha, marrëveshjes mes dy vendeve, për çka Hungaria u ofrua si ndërmjetësues.

Kjo menjëherë u refuzua nga ana e ministrit për punë të jashtme të Bullgarisë, Ivan Kondov, i cili tha se “Marrëveshja europiane është e qartë. Bullgarisë nuk i nevojiten ndërmjetësues në këtë proces”. Nga LSDM me habi pyesin se si Orban do të ndërmjetësoj kur ambasadori i tyre në BE ka votuar për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së që praktikisht mund të jetë edhe fund për shanset e shtetit të vazhdojë drejt Unionit.

Nëse Orban dhe Mickoski janë partner strategjik ndërsa miqësia mes dy vendeve është e vërtet, atëherë duhej të ndalojë ndarjen dhe të ofrojë zgjidhje. Hungaria duhej të përdorë autoritetin e saj si vend kryesues të gjej zgjidhje në vend që në suaza të kryesimit të tyre të ndodh ndarja, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se më e keqja është se Mickoski nuk ka plan, nuk ka strategji se si ky shtet do të zhvillohet.

Këtë javë bëhen njëqind dit dhe është mirë që në pyetjet e ardhshme të deputetëve Qeveria të vijë me plan se si do të ecë Maqedonia vitet e ardhshme, kur është e dukshme ndarja në rrugën europiane nga vendet tjera, tha Fatmir Bytyqu, deputet i LSDM-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM dhe BDI me praktikimin e korrupsionit dhe krimit, vendosën firmë në shkrirjen e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe e kthyen prapa shumë në planin e integrimit europian.

Rezultati i sundimit 7 vjeçar të LSDM-së dhe BDI-së është Maqedonia të mbetet në fund të rrugës drejt BE-së, përkatësisht edhe Shqipëria të shkojë para… Së pari gënjenin se Maqedonia ka filluar negociatat…E dyta praktikonin vetëm korrupsion dhe krim që është totalisht e kundërta e angazhimit të BE-së…Ata vendosën firmë të nivelit më të ulët rekord të besimit në gjyqësorë. Theksojnë nga VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu