Dita e tretë e heshtjes në LSDM, nuk zbulon nëse ka 61 nënshkrime deputetësh

Heshtja tre ditore në LSDM tani më në opinion krijon dilema. A ka Zaevi përkrahjen e 61 deputetëve për shumicë parlamentare? Tre ditë pasi presidenti i shtetit Gjorge Ivanov kërkojë dëshmi nga partitë politike të kenë shumicë të mjaftueshme për formim të qeverisë nga LSDM edhe më tej nuk shpalosin detaje se a po bisedohet me BDI-në sepse edhe numri i deputetëve të kësaj partie është i nevojshëm për shumicë në Kuvend.

“Punojmë në atë, për momentin kur të mundemi do ti ndajmë informatat me opinionin, publikisht dhe në mënyrë transparente po bëjmë këto lëvizje gjatë këtyre dy viteve, gjithçka që është për të dhënë si informacion për opinionin do të jepet me kohë”, u shpreh Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM-së.

Zëdhënësi Petre Shilegov njoftoi se LSDM-ja do të parashtroj padi penale kundër kryeministrit Emil Dimitriev dhe ministrave Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Elizabeta Kançeska Milevska sepse sipas tij ata kanë shkelur Kodin Zgjedhor duke ushtruar funksionet deputet dhe ministër në të njëjtën kohë.

“Në Kodin Zgjedhor në mënyrë të qartë është thënë se funksioni deputet nuk mund të lidhet me funksionin ministër dhe se me ditën e verifikimit të mandatit për deputet, funksioni ministër ndërpritet me ligj. Në këtë rast, Ministritë nuk mbeten pa ministër sepse detyrat e tyre i marrin zëvendës ministrat”, shtoi Shilegov.

Në lidhje me kushtin e vendosur nga ana e presidentit Ivanov për parimet nga të cilat nuk mund të heqë dorë Qeveria e re nga LSDM-ja thonë se askund në Kushtetutë nuk shkruan se mandatari ka për obligim të dërgojë program për punë të Qeverisë tek presidenti i shtetit, por në Kuvend, ku edhe në fakt votohet mbështetja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu