Delegacioni parlamentar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për vizitë në Turqi

Një delegacion parlamentar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi prej sot deri më 5 tetor do të qëndrojnë në Ankara, Turqi.

Në përbërje të delegacionit, siç informoi shërbimi për shtyp qeveritar, me Bejxhan Ilas, kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë; anëtarët e këtij grupi parlamentar: Nikolla Micevski dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku; si dhe deputetët Oliver Spasovski dhe Bekim Sali.

Sot delegacioni nga Kuvendi i Maqedonisë do të ketë takim me prof. dr. Erol Ozvar, kryetar i Këshillit të Arsimit të Lartë.

Për nesër, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, është planifikuar takim me prof. dr. Selim Argun, ushtrues detyre kryetar për Çështjet Fetare, takim tet-a-tet i Afrim Gashit, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Numan Kurtulmush, kryetar i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë Takimi ndërmjet delegacioneve, i cili do të kryesohet nga kryetarët e Kuvendeve, Numan Kurtulmush dhe Afrim Gashi.

Në kuadër të vizitës është parashikuar përshëndetje e presidentit Afrim Gashi në seancë plenare të Asamblesë së Përgjithshme, takim me Kadir Ozkaja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, takim me Hakan Fidan, ministër i Jashtëm i Republikës së Turqisë, takim me Rexhep Taip Erdogan, President i Republikës së Turqisë.

Për të premten, është parashikuar fjalim i Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi para studentëve të Universitetit Marmara, si dhe takim me qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut që qëndrojnë në Stamboll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu