Ali Ahmeti: Le ta provojmë humorin e “Vetingut” nuk jam unë skenarist i filmave të Hollivudit, të hapim kutinë e pandorë ta shohim ku do të del

-Ta provojmë humorin se si do të dalë, tha Ali Ahmeti në përgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili thirrjet e Ahmetit për veting i cilësoi si “humor i mirë”.

Ahmeti tha se ligji është propozuar para 4 vjetëve, dhe bëri thirrje që vetingu të bëhet me pjesëmarrje të Brukselit dhe Uashingtonit.

“Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, tha mes tjerash Ahmeti, i cili përveç vetingut, kërkon që të hetohet edhe privatizimi që nga vitet e ’90-ta, ku sipas tij janë diskriminuar shqiptarët në vazhdimësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu