Vdekja e tre personave sot në aksident, Taravari shprehë ngushëllime, ishin mjekë

Tre persona nga Prilepi kanë vdekur dhe një është lënduar në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para orës 08:00 në rrugën Prilep – Manastir në dalje nga qyteti, afër fshatit Lagovë, përcjell INA.

Viktimat ishin mjekë, të cilët bashkërisht po shkonin në punë.

Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë në mes të një automjeti të udhëtarëve “Toyota” me targa të Prilepit që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamion që ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.

Lidhur me tragjedinë, ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka zbardhur identitetin e viktimave duke i shprehur ngushëllime familjeve.

”Me pikëllim morëm lajmin mëngjesin e sotëm për humbjen e tre mjekëve tanë, të cilët humbën jetën sot në një aksident automobilistik në Prilep.

Prim. Dr. radiolog Aleksandar Risteski, spec. gjinekolog Dr. Nikolla Vasilevski dhe teknologe e radiologjisë Fançe Jovanoska, humbën jetë duke shkuar të kryejnë misionin e tyre fisnik, siç është puna e mjekut.

Ngushëllimet më të siqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tyre”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu