Ç’ndodhi? Bora Zemani ‘goditet’ me komente mbi pamjen e saj në daljen e fundit

Moderatorja Bora Zemani ka ndarë së fundmi disa foto në Instagram ku shfaqet me një pamje të freskët, duke prezantuar flokët e saj të sapondryshuar.

Veshur me një kostum elegant dypjesësh të zi, Bora mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, më shumë të kritikëve, të cilët e krahasuan stilin e saj me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Disa prej tyre komentuan se dyshja mund të kenë bërë “ndërhyrje estetike te i njëjti mjek”, për shkak të ngjashmërisë në pamjen e tyre.

Pavarësisht disa komenteve kritike, fansat e Borës e mbështetën fuqishëm moderatoren, duke e lavdëruar për stilin dhe elegancën që e karakterizon.

Fotot e saj kanë mbledhur shumë pëlqime dhe komente pozitive, duke e konfirmuar Borën si një nga figurat më të dashura dhe frymëzuese në mediat shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu