Në Shkup vdes një vajzë 14-muajshe, prindërit pohojnë se disa herë janë refuzuar për hospitalizim

Disa herë është refuzuar që të hospitalizohet në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve dhe më pas prindërit kanë shkuar në “Kozle”. Aty gjendja e foshnjës është përkeqësuar dhe është kthye në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe urgjentisht është hospitalizuar. Pas disa orësh në terapi intensive, ka ndërruar jetë për shkak të pasojave të bronkopneumonisë.

Foshnja është pranuar me takikardi dhe saturim të ulët, thotë drejtori i klinikës për fëmijë, Rexhep Memedi. Mjekët e kanë reanimuar, por pa rezultat. Trupi i foshnjës është dërguar për autopsi.

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor njoftoi se do të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm.

Përveç këtij rasti, një foshnjë nga Kumanova që po lufton për jetën është ende e hospitalizuar në Klinikën e fëmijëve, pasi nëna ka vdekur gjatë lindjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu