Maqedonia do të dërgojë ekipe për ndihmë në Bosnjë e Hercegovinë

Sipas kërkesës për ndihmë që Qeveria e Bosnjë e Hercegovinës e bëri dje në mbrëmje përmes Mekanizmit Europian për Mbrojtje Civile, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami thirri takim urgjent koordinues, ku u shqyrtua kërkesa për ndihmë.

DMSH vendosi të dërgojë një ekip të kualifikuar kërkim-shpëtimi për objektet e rrënuara dhe një ekip shpëtimi nga përmbytjet.

Qeveria e Republikës së BeH pritet të marrë vendim për pranimin e ndihmës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu