LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për vdekjen e foshnjës në Klinikën e Fëmijëve

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një njoftim për media thotë se po i ndjekin informacionet për vdekjen tragjike të foshnjës 14 muajshe në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve.

Nga LSDM thonë se Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet kompetente duhet urgjentisht të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

“Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Publiku meriton të dijë se ku janë bërë dështimet”.

“Në 7 vitet e kaluara, me kujdes të vërtetë dhe masa adekuate, LSDM arriti disa herë ta zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë tek të sapolindurit. Në vitin 2016, shkalla e vdekshmërisë ishte e lartë në 25%, në vitin 2021 u ul në 8.9% dhe në 2023 në rreth 5%.
Shifrat janë ulur gradualisht me kalimin e viteve, gjë që tregon për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për nënat dhe të porsalindurit”.

“LSDM e uli vdekshmërinë neonatale për 5 herë, në vitin 2015 ishte 6,8%o dhe në vitin 2022 u reduktua në vetëm 1,4%o. Në vitin 2015, në kohën e VMRO-DPMNE-së, vdekshmëria perinatale ishte 12.8%o, ndërsa në vitin 2022 u reduktua në 6.9%o”.

“Ndaj, kjo që po ndodh tani është jashtëzakonisht shqetësuese dhe autoritetet duhet të marrin masat e duhura për të parandaluar sërish rritjen e vdekshmërisë së foshnjave”, thonë nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu