Bilall Kasami thotë se dallimet në protokollin e pritjes shtetërore mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, kanë ardhur si rezultat se Albin Kurti ka ardhur në Maqedoninë e Veriut para Millosh Vuçeviqit.
“Kush ka faj se Albin Kurti erdhi para Vuçeviqit. Pse nuk e patë se i pari Albini erdhi në Shkup dhe u pranua nga kjo Qeveri. Kur do të kemi mbledhje të përbashkët të dy qeverive do ta shohim se si do të pritet”, tha Kasami në ClickPlus në TV21.