Buzëqeshja juaj është një nga gjërat e para që shohin njerëzit te ju, kështu që kujdesuni që të hani ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve. EatingWell tregon cilat ushqime mund të zbardhin dhëmbët natyralisht dhe t’i japin shkëlqim buzëqeshjes suaj.
Gjithmonë, për një buzëqeshje të shndritshme, duhet të hani:
Fruta
Perime
Mollët
Përbërja e tyre luan të njëjtin rol si furça. Gjithashtu acidi malik që përmbajnë, nxit prodhimin e pështymës, e cila pastron gojën.
Luleshtrydhet
Ato kanë të njëjtën sasi acidi malik si mollët. Përmbajnë edhe shumë antioksidantë që ndihmojnë në mosnjollosjen e dhëmbëve gjatë kohës.
Brokoli
Është shumë i mirë për dhëmbët. Përmban hekur që krijon një mur mbrojtës për dhëmbët. Ai pengon edhe ngjyrosjen dhe prishjen e dhëmbëve.
Produktet e bulmetit
Djathi ka shumë kalcium, fosfor dhe proteina të cilat ndihmojnë për ta mbajtur smaltin e dhëmbëve të fortë, gjithashtu pengon prishjen e dhëmbëve.
Të ngrënit mirë, sjell shumë përfitime, ndër to edhe një buzëqeshje të bardhë.