Pas përmbytjeve shkatërruese nga uragani ‘Milton’, SHBA lëshon tjetër alarm, ja nga çfarë pritet të goditet

Një stuhi e fortë diellore ose ndryshe e njohur si stuhi gjeomagnetike, pritet të godasë Tokën në fund të kësaj jave, duke rritur tensionin në rrjetet e energjisë elektrike, që tashmë po përballen me pasojat e uraganëve të fundit në SHBA.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) publikoi një vëzhgim të fortë për stuhinë gjeomagnetike, e cila pritet të ndodhë nga e enjta deri të premten, pas një shpërthimi diellor të ndodhur në fillim të javës.

Stuhia mund të shkaktojë ndërprerje të përkohshme në sistemet e energjisë dhe sinjalet e radios dhe kjo ka detyruar NOAA të këshillojë operatorët e rrjetit të energjisë dhe kontrollorët satelitorë për të marrë masat e nevojshme.

Megjithatë, parashikuesit nuk presin që kjo stuhi të arrijë intensitetin e ngjarjeve të mëparshme, përfshirë stuhinë më të fuqishme të regjistruar në maj, e cila ishte më e fuqishmja në më shumë se dy dekada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu