Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë deklaratës së tij të përbashët me kryemimistrin rama shprehu konsiderata të larat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Orban theksoi bindjen e tij të plotë se vendi ynë do duhet që të bëhet pjesë e Unionit, në mënyrë që jo vetëm të jetë pjesë e familjes së madhe europiane, por edhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit me shumë vende të tjera.
Kryeministri hungarez shprehu gjithashtu krenarinë e tij për statusin e shtetit të tij këtë vit, pra atë të presidencës së Këshillit europian, duke nënkuptuar që do të jetë një aleat dhe një ndihmë shtesë për vendin tonë edhe gjatë konferencës ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë.
“Mendoj që kura më e mirë për këtë situatë është që BE ti mirëpres vendet e Ballkanit perëndimor në familjen e vetë sepse kështu do qarkullojë më mirë gjaku në shtetet e tjera europiane. Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE, në një proces që është bazuar tek merita. Shiqpëria duhet të jetë pjesë e bE, por fatkeqësisht po shohim pengesa politke. Megjithatë mund t’ju them që kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luskemburg do kemi Konferencën e ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë. D otë hapet grup kapitulli i parë dhe për këtë dua të përgëzoj kryeminstrin Rama dhe Shqipërinë. Jam shumë krenar që ky moment vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe presidencën e Këshillit të BE. Ndoshta e mbani mend që këto diskutime i kemi pasur që kur Kroacia u bë pjesë e BE. Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar BE duke ofruar edhe mbështetje për financimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që mund të përfitoni nga kjo, në kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dypalëshe,” –tha Orban.