Taravari: VLEN po përgatit ligj të ri, shpresoj që javën tjetër do të jetë në debat publik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një paraqitje për media tha se koalcioni VLEN po përagtit ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Taravari mes tjerash tha se javën ardhshme propozim-ligji do të jetë në debat publik.

Tutje, Taravari theksoi se “balancuesi” nuk ka funksionuar siç duhet.

VLEN po përgatit një ligj të ri, i cili shpresoj të jetë në debat publik javën e ardhshme. Do të jemi në koordinim me partnerët e koalicionit. Nga të gjitha anët është konstatuar se “balancuesi” nuk ka funksionuar siç duhet”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë, VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu