Zv/ kryeministri i Malit të Zi mban anën e Vuçiç: Kosova është krahinë e Serbisë

Millun Zogoviq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi, ka deklaruar se Kosova është një krahinë jugore e Serbisë. Ai bëri këtë koment gjatë një intervistë në televizionin “Aplus” të Malit të Zi, duke u përgjigjur për deklaratat e presidentit serb në Tivat javën e kaluar.

Zogoviq theksoi se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar me hyrjen në qeveri. “Kosova dhe Metohija janë krahinë jugore e Serbisë,” tha ai.

Ai vazhdoi të shprehë mendimin se Kosova është një pjesë e Serbisë që është shkëputur me qëllim. “Këtë qëndrim e kam shprehur edhe në Kuvend, disa ditë para se të bëhem pjesë e qeverisë. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua,” shtoi Zogoviq.

Sipas tij, është e nevojshme që Serbia dhe Mali i Zi të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata, të bazuara në respektin reciprok.

Kujtojmë se së fundmi, Kuvendi i Malit të Zi iu referua institucioneve të Kosovës si “institucione të përkohshme” në një njoftim zyrtar lidhur me një takim mes kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, dhe ambasadorit serb në Podgoricë, Nebojsha Rodiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu