Cilat janë moderatoret më të kërkuara në YouTube: ja kush kryeson listën

Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, ka zbuluar emrat e moderatoreve më të kërkuara të Top Channel në YouTube për sezonin e ri mediatik.

Sipas një grafiku të publikuar nga Semanaj, Kiara Tito kryeson renditjen, duke u ndjekur nga disa prej fytyrave më të njohura të ekranit shqiptar.

Në krye të listës qëndron Kiara Tito, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut me prezencën dhe karizmën e saj. Ajo pasohet nga Enxhi Nasufi, e cila gjithashtu ka fituar popullaritet të madh në platformën e YouTube.

Në vend të tretë renditet Megi Pojani, e cila është një tjetër fytyrë e dashur nga audienca.

Heidi Baci dhe Marina Vjollca plotësojnë listën e top 5 moderatoreve, duke treguar se janë gjithashtu shumë të kërkuara dhe të pëlqyera nga ndjekësit e YouTube.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu