Këngëtarja Olivia Rodrigo, ka kaluar një situatë të rrezikshme, pasi përjetoi një incident gjatë performancës së saj të tretë nga tetë në Guts World Tour në Australi.
Këngëtarja e “So American”, 21-vjeçare, ra në një vrimë në skenë në Arenën Rod Laver të Melbourne, të hënën më 14 tetor, ndërsa turma e pranishme bëri një thirrje dhe psherëtimë njëzëri, ku sipas videove të kapura nga fansat dhe të postuara në X dhe TikTok.
“Oh, Zot, ishte shumë gallat. Jam mirë”, tha Rodrigo, duke qeshur dhe ecur përsëri në skenë pas rënies papritur.
Ndërsa tre herë fituesja e çmimit Grammy u ngrit në këmbë, ajo e komentoi situatën me humor, duke thënë: “Wow, ndonjëherë, thjesht ka një vrimë në skenë”.
Video:
@livbedumb #subtleforeshadowing ♬ QKThr – Aphex Twin