Momenti kur Antonela Berisha shfaqet në Gjykatën e Tiranës (VIDEO)

Sot, në Gjykatën e Tiranës, po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha, të akuzuara për dhunimin e Klea Prengës.

Video e mëposhtme tregon momentin kur Antonela ndodhet në hollin e gjykatës në pritje të fillimit të seancës, ndërsa motra e saj, Mariela, qëndron në arrest në burg.

Ngjarja ndodhi në fund të muajit gusht në një restorant në zonën e “Kodra e Diellit,” ku dy motrat Berisha iu afruan tavolinës së 24-vjeçares Klea Prenga dhe njëra prej tyre e sulmoi me një gotë qelqi në fytyrë.

Pas ndërhyrjes së stafit dhe klientëve të tjerë për të ndarë palët, motrat u larguan dhe përdorën dy automjete për t’u arratisur.

Kujtojmë që dy motrat u dorëzuan në polici pasditen e djeshme, ndërsa procesi i tyre vazhdon sot përpara gjykatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu