Qeveria ka ndarë 2.8 milionë euro për komunën e Çairit, këto janë projektet që do të financohen me këto para

Jozyrtarisht, TV21 mëson se 169 milionë denarë ose përafërsisht 2,8 milionë euro i ka ndarë qeveria e Maqedonisë së Veriut për komunën e Çairit, pas huamarrjes nga Hungaria. Më poshtë janë projektet për të cilat Komuna e Çairit ka aplikuar dhe i ka fituar:

-Rikonstruimi i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në lagja Dizhon – 88.433.316,00 denarë.

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimeve fekale dhe atmosferike në rr. Kovaçka, lagja Sauk Çeshma – 9.117.282,00 den.

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në rr. Dizhon 17-6.984.638,00 den

-Rikonstruimi i ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në rr. Dizhon Nr. 15, -7.802.144,00 denarë

-Rikonstruimi i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në vendbanimin Sahat Kullë – 57.020.336,00 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu