Izet Mexhiti për një kohë të shkurtë takoi të gjithë lidershipin shqiptar të rajonit

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka takuar dje ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, me ç’rast është biseduar për thellimin e bashkëpunimit rajonal si të shqiptarëve ashtu edhe me të gjitha kombet në rajon.

Ky takim vjen pas serisë së takimeve diplomatike që Zëvendëskryeministri i Parë zhvilloi për këtë temë.

Ai më herët është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Serbi, si dhe për thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik ndërmjet shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë frymë disa ditë më parë janë zhvilluar edhe takimet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu