Virale/ Momenti kur Alaudini për pak sa nuk e puthi gabimisht Jonidën (FOTO)

Aktorja Sara Kolami ka hyrë në shtëpinë e sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova.

E njohur për format e saj joshëse, ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga momenti i saj i parë në studio.

Megjithatë, hyrja e saj në shtëpi nuk ka kaluar pa probleme. Gjatë intervistës me moderatorin Alaudin Hamiti, Sara përballet me vështirësi teknike, duke mos e dëgjuar qartë pyetjen e tij.

Për të zgjidhur këtë problem, Alaudini iu afrua mikrofonit të Jonidës, në mënyrë që Sara të mund ta dëgjonte më mirë bisedën.

Mirëpo një situatë e papritur ndodhi kur Alaudini iu afrua Jonidës, ku për pak u duk se do ta puthte.

Fatmirësisht kjo situatë e sikletshme u shmang dhe dyshja vazhduan pa probleme të tjera me prezantimin e sezonit të ri.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu