Izraeli i zemëruar me Macronin: Do marrim masa juridike dhe diplomatike ndaj Francës

Ministri i Jashtëm Israel Katz ka deklaruar se Izraeli do të marrë masa ligjore dhe diplomatike kundër vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të ndaluar kompanitë izraelite të prezantohen në ekspozitën e armëve Euronaval në Paris muajin e ardhshëm.

Përmes një postimi në gjuhën frënge, Katz e quan bojkotin “një masë antidemokratike që në sytë tanë nuk është e pranueshme, veçanërisht midis kombeve mike”.

“Izraeli është i vetmi shtet në vijën e parë në luftën kundër regjimit radikal islamik dhe Franca, së bashku me gjithë botën perëndimore, duhet të qëndrojë me ne – jo kundër nesh”, tha Katz.

Një zyrtar izraelit tha gjithashtu se Jerusalemi do ta çojë çështjen në gjykatat franceze, ku do të pretendojnë diskriminim të paligjshëm nga ana e presidentit Macron.

Ndërkaq, pak ditë më parë ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant e konsideroi ndalimin e shfaqjes së Izraelit në panairin e armëve si një turp kombin francez.

Teksa përplasja diplomatike midis dy vendeve vijon të thellohet, Franca ka ndaluar së fundmi firmat izraelite që të tregojnë arsenalin e tyre të armëve në panairin e Parisit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu