“Nuk jam as për shtetin mysliman”, Ahmed Kalaja komenton idenë për krijimin e shtetit bektashi në Tiranë

Ideja e një shteti Bektashi në Shqipëri, krijoi debate të forta në opinionin publik. Këtij diskutimi nuk kishte si t’i shpëtonte as imami i njohur, Ahmed Kalaja.

I ftuar në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, imami Kalaja ka komentuar idenë e krijimit të një shteti Bektashi, të cilën e ka cilësuar jo normale.

Pjesë nga biseda:

Bogdo: Çfarë mendon për shtetin Bektashi?

Kalaja: Unë jam me të gjithë faktorët, të cilët kanë thënë që kjo nuk është normale dhe nuk duhet të funksionojë. Është e paqartë situata, mënyra se si u tha, mënyra se si u soll. Neve si KMSH nuk na bëjnë aspak komod për të dhënë OK. Deklarata e KMSH ka qenë e qartë.

Bogdo: Nëse bëhet shteti Bektashi dhe çelen orekset e reja, duam dhe shtetin Mysliman, ti çfarë ministrie do merrje?

Kalaja: Nuk jam as për shtetin mysliman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu