Sot edhe në Maqedoni do të shënohet dita botërore e luftës kundër kancerit

Nën slloganin “Ne mundemi, unë mundem” sot do të shënohet dita botërore e shëndetësisë kundër kancerit, duke bërë thirrje për kyçje aktive të bashkësive dhe institucioneve për parandalim dhe zvogëlim të pasojave të kësaj sëmundje.

Një nga qëllimet e fushatës të ditës botërore për luftë kundër kancerit në vitin 2017 është edhe sigurimi i një qasje universale për shërbimet shëndetësore, të lidhura me këtë sëmundje.

Vdekja nga kanceri në qafën e mitrës në Maqedoni në vitin 2011 ka qenë 1,5 në 100 mijë gra, ndërsa në vitin 2014 4,1 në 100 mijë gra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu