Pas Ilir Metës pëson edhe ish-gruaja e tij Monika Kryemadhi, ja masat emergjente për të

Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metë, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e detyrim paraqitjeje është për Monika Kryemadhin.

Menjëherë pas lajmit të arrestimit, por edhe të caktimit të masës ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj saj, ka ardhur reagimi i Monika Kryemadhit.

Teksa e quan Metën “babai i fëmijëve të mi” dhe jo bashkëshort, ajo e cilëson si një “sulm të radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare” dhe si “lajme të servirura nga propaganda e qeverisë”.

Kryemadhi, në postimin e saj në FB, mohoi të kishte dijeni për masën e sigurisë dhe se “sapo të njoftohet, do përgjigjet me hapa ligjorë dhe publikë”.

“Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.

Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.

Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.

Në qershor të këtij viti Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit.

Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhin, bëhet e ditur se Pirro Xhixho, babai i ddeputetes Erisa Xhixho, dhe Ema Çoku janë dy emrat e tjerë nën akuzë.

Ndaj Xhixhos, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ndaj shtetases Ema Çoku është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu