Ursula në një minutë “shkërmoqi” rrenat e Mickoskit, ja kush shkruan?

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në më pak se një minutë shkatërroi tërë propagandën antievropiane dhe antibullgare të qeverisë së Hristijan Mickoskit, shkruan media e njohur bullgare BGNES, duke komentuar vizitën e djeshme të zyrtares së lartë të BE-së në Shkup.

“Duke qëndruar pranë tij dhe duke e parë drejt e në sy, Ursula i tha shumë qartë dhe kategorikisht: Ndryshimet Kushtetuese janë detyra juaj. Korridori 8 është strategjikisht i rëndësishëm për Evropën. Mickoski, i cili ka vite që flet për diktat bullgar dhe poshtërim evropian dhe pretendon se ka mbështetjen e vendeve të mëdha evropiane për propozimet e tij (efekt i vonuar i ndryshimeve në Kushtetutë) as që guxoi të përsëriste disa nga gënjeshtrat e tij në mënyrë indirekte. Prandaj, konkluzionet nga vizita e sotme e kryetarit të Komisionit Evropian në Shkup janë të qarta: regjimi i Mickoskit po i mashtron qytetarët. Nuk do të lejohet likuidimi i korridoreve strategjike europiane që kalojnë nëpër territorin e RSM”, shkruan BGNES.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu