Takimi me shqiptarët e Amerikës/ Rama nga New Yorku: Përtej gardhit të sherrnajës politiko-mediatike, do të ngremë flamurin e Skënderbeut në oborrin e BE

Kryeministri Edi Rama, ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të shtunën të ketë një takim me shqiptarët atje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet krenar për Shqipërinë që siç shprehet ai ‘sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030’.

Rama shkruan se ‘me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian’.

Gjithasjtu, Rama shprehet se ky është takimi i parë me shqiptarët në SHBA pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.

Postimi i plotë:

Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian.

Pasnesër, e shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu