Fillojnë punët në Rrugën “Boris Kidriç”, e gjatë 365 metra, do të kushtojë afër 200 mijë euro

Filluan punimet për ndërtimin e rrugës “Boris Kidriç” në Tetovë. Ishte paralajmëruar që ky projekt të fillojë thuajse një vit më parë. Për të parë nisjen e punimeve doli kryetari i Tetovës Bilall Kasami bashkë me përfaqësues të tjerë të komunës. Sipas tij kjo rrugë do të realizohet me dy faza ndërsa afati i realizimit është 4 muaj. Rruga kap vlerën 12 milionë denarësh.

Rruga është me një gjatë 365 metra, gjerësia e rrugës është 25.5 metra behët fjalë për trotuare anësorë dy nga dy metër. Rruga do të jetë për veturat dy trase nga tre metër, gjelbërim do të jetë dy nga një metër e gjysmë, shëtitore do të jetë 4.5 metër dhe shtegu i biçikleta dy nga një metër. Bëhet fjalë për investim që do të realizohet në dy faza, punë përgatitore deri në tamponin që është diku 5 milionë denarë dhe faza e dytë me asfaltim 7 milionë denarë, totali 12 milionë denarë apo 200 mijë euro. Nëse na shërbejnë kushtet atmosferike që është paraparë një dinamik prej 4 muaj dhe do të jetë një arterie e rëndësishme që do t’i jap një pamje të re qytetit të Tetovës”, u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu