Është padyshim një ndër rivalitetet më të zjarrta të futbollit modern dhe mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillojnë aktin e radhës.
“Galaktikët” e Real Madrid do të ndeshen edhe njëherë me rivalët e përjetshëm të Barcelona, teksa këtë herë do të përballen me “Katalanasit”, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit spanjoll të futbollit.
Sa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti ka vijuar me skemën e tij 4-3-1-2, k u në portë është vendosur ukrainasi Lunani, në mungesë të Courtois.
Në krahët e mbrojtjes janë Ferlan Mendy dhe Lucas Vazquez, me qendrën që mbulohet nga Rudiger dhe Eder Militao. Më të tërhequr në mesfushë janë Tchouameni, Valverde dhe Camavinga, ndërsa Jude Bellingham është vendosur pas dy “yjeve” Vinicius Junior e Kylian Mbappe.
Në krahun tjetër tekniku Hansi Flick i është përgjigjur “Galaktikëve” me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Inaki Pena. Në krahët e mbrojtjes janë Balde dhe Kounde, me qendërn që mbulohet nga Inigo Martinez dhe Cubarsi.
Në mesfushë janë vendosur Pedri, Casado dhe Fermin Lopez, ndërsa sulmi përbëhet nga “tridenti” Lamine Yamal, Raphinha, Robert Leëandoëski