Korridori 8 dhe 10D/ Mickoski: Si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim

Pretendonte me këmbëngulësi se prioritet për këtë qeveri është koridori 10 dhe jo ai 8, ndërsa sot bashkë me kryeministrin dhe antarë tjërë të qeverisë të shqoqruar nga ambasadorja e SHBA-se Ageler , Aleksandar Nikollovski doli për të inspektuar punimet e korridorit 8 në Gostivar. Sipass tij kjo ditë është historike.

“Unë vërtet mendoj se kemi një ditë historike. Bëhet fjalë për fillimin e një autostrade nga Gostivari në Bukojçan dhe Kërçovë, diçka për të cilën flitet mbi 50 vjet. Praktikisht po zgjidh pjesën më të vështirë të asaj që duhet të jetë autostrada Shkup – Kërçovë – Strugë – Ohër, Korridori 8, Strazha e famshme. Pra, për herë të parë pas 50 vitesh, nis puna reale për ndërtimin e kësaj autostrade, që do të thotë se mes kryeqytetit të vendit tonë dhe Ohrit e Strugës do të duhet rreth një orë e gjysëm për të udhëtuar. Kjo do të ndryshojë tërësisht funksionimin e ekonomisë, por do të ndryshojë edhe turizmin dhe do të përshpejtojë rritjen ekonomike. Kjo do të thotë lidhje e madhe për të gjithë” – tha Nikillovski.

Edhe për kryeministrin Mickovski ky është një moment domethënës sepse pas dy vitesh me premtime dhe fjalë boshe, më në fund mund të shohim diçka që duhet të jetë pjesë e ëndrrës që kemi si qeveri . Kjo është ëndrra jonë. Kjo është ëndrra ime personale dhe si kryetar i Qeverisë do të bëj gjithçka për ta bërë realitet”, deklaroi Mickoski.

“Ne jemi një vend pa dalje në det, për fat të keq dhe dikush mund ta konsiderojë këtë si një disavantazh, por ne duhet të jemi të zgjuar dhe ta përdorim atë disavantazh në favorin tonë, sepse jemi një udhëkryq natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme, Korridorit 8 dhe Korridorit 10.

Kjo është ajo që duhet të jetë prioriteti ynë dhe nga puna e katër muajve të kaluar si Qeveri mund të vërehet se janë bërë dyfish, trefish më shumë në krahasim me dy vjet më parë. Dhe mund të shihet. Dhe tani kjo nuk është magji, nuk është një iluzion, kjo është e vërteta. Ne i shohim gjërat në terren ashtu siç janë bërë – tha Mickoski.

Në këtë ngjarje folën edhe ambasadorja amerikane Angela Ageler, zëvendëskryeministri Izet Majiti dhe drejtori i rrugëve shtetërore Koce Trajanovski.

Autostradat nga korridoret 8 dhe 10, të cilat po ndërtohen nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, janë 110 kilometra dhe kushtojnë 1.3 miliardë euro dhe duhet të përfundojnë brenda 4 vitesh.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu