Bekteshi: Korridori 8 është vepër që ka vulën e Ali Ahmetit, dhe është mirë që e pranoni, po edhe të punoni

Vizita e sotme e ekipit të qeverisë në nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Gostivar-Bukojçan ka shkaktuar reagimin e Kreshnik Bekteshit nga BDI. Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se projekti i Korridorit 8 e mban vulën e Ali Ahmetit.

“A i mbani mend qëndrimet për Korridorin 8???!!! Hristijani, Izeti dhe Aleksandri si “formula” me shpejtësinë e të cilave i ndërrojnë qëndrimet. Korridori 8 është vepër që ka vulën e Ali Ahmetit, dhe është mirë që e pranoni, po edhe të punoni…”, ka shkruar Bekteshi.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu