Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Kosova 3” ka qenë e mbushur me tensione dhe debate mes banorëve.
Një nga momentet më të komentuara ishte përplasja verbale mes opinionistes Olta Gixhari dhe Rezart Veleshnjës.
Olta, e njohur për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, kritikoi ashpër fjalorin dhe sjelljen e Rezartit, duke e quajtur atë “mashtrues” dhe duke vënë në dukje mungesën e ndjeshmërisë së tij ndaj çështjeve delikate si depresioni.
Ajo u shpreh se Rezarti kishte kaluar kufirin kur tallte problemet e shëndetit mendor të dikujt tjetër, duke theksuar se kjo ishte diçka që nuk mund të falte.
“Je mashtrues i paparë, e para për që je mashtrues është problem i yti, por që ti të tallesh me depresionin e dikujt, këtë nuk ta fal dot”.
Deklarata e saj u bë në kontekstin e një debati të mëparshëm që Rezarti kishte pasur me aktorin tjetër, Besfort Daka.
Nga ana tjetër, Rezarti nuk qëndroi i heshtur dhe iu kundërpërgjigj Oltës duke përmendur disa situata nga e kaluara e saj, duke theksuar se e njeh prej kohësh, pasi kishin qenë bashkë në shkollë.