Sharje e britma pas mesnate, banorët e akuzojnë Drenushën se nxiti konfliktin kundër Xuxit

Në shtëpinë e BBVK-së, kanë ndodhur debatë të ashpra mes banorëve.

Kjo pasi Xheneta, ka përdorur tenxheret për t’i zgjuar banorët nga gjumi. Kjo nuk u prit mirë nga banorët, e sidomos nga Xuxi i cili kka treguar se është i ndjeshëm sa i përket gjumit.

Pasi Xheneta, zgjon banorët aty bëhet një ‘hallakam e madhe’. Xuxi zgjohet për të kërkuar Rezin, pasi mendon se ai e ka shtyer Xhenetën të bëj një gjë të tillë.

Ndërkaq, u përfshi edhe Drenusha, për të cilën banorët thanë se ka përdorur një fëmijë (Xhenetën), kundër Xuxit.

“Mshile gojën, mos fol palidhje, kam pi hap para gjysmë ore. A ki fakte që i kam thënë, a ki”, dëgjohej duke bërtitur Drenusha.

“Marre, marre, njerëz të paftyrë”, i ka thënë Vullneti asaj.

Për zgjimin nga gjumi, Xheneta mori paralajmërim edhe nga Gresa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu